61 vjeçari u gjet i vdekur në motel, ja çfarë tha 21 vjeçarja që ishte me të

E fundit
09:33 | 07 Dhjetor 2020

Një person është gjetur pa shenja jete brenda një moteli. Viktima është gjetur i shtrirë në krevat. Kështu ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Nysret Gjyrkaj.

“Me datë 01.12.2020 rreth orës 17:00 në SP Gjakovë janë paraqitur dy dëshmitarë dhe kanë raportuan një rast. Dëshmitarët kanë raportuar se një person tek “Villa 007” është pa ndjenja. Patrulla policore së bashku me hetimet e SP Gjakovë kanë dalur në vendngjarje ku kanë hasur në viktimën të shtrirë në krevat dhe pa ndjenja. Në vendngjarje kanë dalur edhe ambulanca të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës . Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante policore të cilët kanë dal në vendngjarje, gjithashtu në vendngjarje ka dalur Prokurori Kujdestar i Shtetit, me urdhër te cilit trupi i pajete do te dërgohet për obduksion”.

Po ashtu është bërë e ditur se i ndjeri në momentin e alivanosjes ishte bashkë me një vajzë 21-vjeçare. Këtë për Klan Kosova e ka konfirmuar Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë Lumni Graishta. “Një dëshmitare ka treguar se personi është alivanosur. Ekipet emergjente që kanë dal në vendin e ngjarjes e kanë konstatuar vdekjen. Personi është një burrë 61-vjeçar. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Ajo ka treguar se kishte qenë bashkë me viktimën. Deri më tani janë intervistuar tre dëshmitarë, Nuk kemi të arrestuar për momentin”.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.