Lista Serbe nesër për vizitë në Beograd, takohen me Aleksander Vuçiqin

Lajme
09:34 | 16 Dhjetor 2020

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vucic, do të mbajë një takim me përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve në Kosovë, në Pallatin e Serbisë.

Kështu ka njoftuar presidenca serbe, teksa ka bërë të ditur se në takim do të marrin pjesë gjithashtu drejtori i të ashtuquajturës Zyra serbe për Kosovë, Petar Petković. Pjesëmarrëse do jetë edhe Lista Serbe, pjesë e Kuvendit të Kosovës. Më pas, bëhet e ditur tutje, se pas takimit përfaqësuesit do të deklarohen për medie. Nuk është bërë i ditur motivi i takimit.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.