15-vjeçaro që vdiq nga treni në Zvicër është nga ky qytet i Kosovës

Lajme
20:02 | 15 Nëntor 2020

Një kosovar ka humbur jetën.

Adrian Ramadani, 15-vjeçari i cili humbi jetën në Nauchatel të Zvicrës ishte me prejardhje nga Panorci i Malishevës.

Gjatë një deklarate të bërë nga policia kantonale e Fribourg kanë thënë se ai nuk e kishte vënë re trenin dhe u godit nga pjesa e përparme e tij.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës Hajdin Berisha, ngushëlloi familjen Ramadani nga Panorci me rastin e vdekjes të djalit të tyre në Zvicër.

“Sot, në mesditë na tronditi lajmi i rëndë për ndarjen nga jeta e të riut Adrian Ramadani nga Panorc. Ai, humbi jetën mbrëmë në një qytet në Zvicër. Ndarja nga jeta e tij, na tronditi pa masë. Solidarizohemi dhe ndajmë dhimbjen me familjarët e Adrianit, dhe do të ju qëndrojmë afër në përballimin e kësaj dhimbje të madhe.Në emër të Komunës së Malishevës, ju shprehim ngushëllime familjes Ramadani dhe të afërmëve të tyre”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të nënkryetarit të Komunës së Malishevës.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.