117 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 15 në gjendje më të rëndë

Lajme
09:00 | 17 Nëntor 2020

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka publikuar raportin me pacientët me koronavirus.

Spitali i Pejës është ngarkuar me pacientë me koronavirus. Sipas njoftimit të fundit, në këtë spital janë 117 pacientë me koronavirus, ku 15 prej tyre janë në gjendje më të rëndë, kurse 97 janë në oksigjeno-terapi.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje: Aktualisht po trajtohen 117 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 97 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 3 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Raporti 24 orësh: Dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 311 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4944 analiza.
4 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Numri i lindjeve gjatë 24 orëve të fundit ka qenë 5 dhe kanë lindur 5 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore. Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 225 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta, 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 146 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 102 Rëntgen, 30 EHO dhe 14 CT-ja.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.