​Sot seanca e radhës ndaj Salih Mustafës

Lajme
09:56 | 14 Dhjetor 2020

Gjykata Speciale ka caktuar konferencën e tretë të statusit në rastin e ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Data për mbajtjen e konferencës së tretë statutore është caktuar për 14 dhjetor, në orën 15:00. Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja. Më 28 shtator, ai nuk kishte nuk kishte pranuar të deklarohet për akuzat që lidhen me kinse krime lufte në Kosovë. Më 28 tetor, ish-eprori i UÇK-së është deklaruar i pafajshëm për katër akuzat e ngritura ndaj tij nga Specialja. Më 23 nëntor, gjykata ka vendosur që Mustafës t’i vazhdohet paraburgimi.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.