​SHBA mund të ketë dy vaksina për COVID-19 të aprovuara deri në fund të vitit

Lajme
09:20 | 15 Nëntor 2020

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të kenë dy vaksina të koronavirusit të aprovuara deri në fund të vitit, dhe 20 milionë doza mund të nisin që nga muaji tjetër, deklaroi Shtëpia e Bardhë.

Moncef Slaoui, i cili kryeson atë që njihet si ”Operacioni Warp Speed”, theksoi se ”projekti ishte në rrugën e duhur për të imunizuar 20 milion njerëz në muajt e ardhshëm dhe më pas 25-30 milion njerëz çdo muaj pas kësaj”.

Presidenti i SHBA Donald Trump theksoi se vaksinat do të jenë në dispozicion gjerësisht deri në prill. Në mënyrë të ngjashme, dy ilaçe që mund të ndihmojnë pacientët me Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri, janë në proces miratimi dhe mund të marrin autorizimin e këtë vit. /ATSH

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.