​Hoti: Sot është ditë feste për çdo shqiptar

Lajme
10:01 | 28 Nëntor 2020

Kryeministri Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Tahiri e Selmanaj, ka bërë homazhe te monumenti i heroit kombëtar Gjegj Kastrioti- Skënderbeu dhe shtatorja e Presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Hoti tha se sot është festë për çdo shqiptar, ndërsa si institucione shtetërore do të nderojnë të gjithë dëshmorët që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe të Shqipërisë. “Sot është ditë feste për çdo shqiptar, është festë kombëtare.

Ne i filluam nderimet tona nga shtatorja e Skënderbeut, me të cilin identifikohet nëntori i parë, festa më e madhe e gjithë shqiptarëve, dhe tek shtatorja e presidentit Rugova, dhe tash do të vazhdojmë në Prekaz, në vendin e shenjët, për të treguar nderime ndaj tyre dhe gjithë atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë që e gëzojmë ne sot”, ka thënë Hoti.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.